Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes për lirimin nga paraburgimit të dy krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ua ka vazhduar paraburgimin atyre me një vendim të nxjerrë gjatë ditës së djeshme.
Në këtë vendim, Guilloi ka kërkuar që palët t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim për afatin tjetër të ankesës për lirim nga paraburgimi, më së voni deri më 1 prill.
Gjyqtari po ashtu ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që deri më 12 mars të dërgojnë deklarata, materiale audio/video nga oficerët që kanë arrestuar Nasim Haradinajn./Gazeta Sinjali/