Gjykata Speciale ka vendosur t’ua vazhdojë masën e paraburgimit udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht.
Ai ka konsideruar si të nevojshme vazhdimin e paraburgimit për të dy udhëheqësit e organizatës së veteranëve.
“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se ndalimi i z.Gucati është i nevojshëm dhe proporcionale në rrethanat aktuale”, thuhet në vendim.