image Bekim Jashari viziton Hysni Gucatin: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, duhet ta mbrojmë së bashku

Politikë

Bekim Jashari viziton Hysni Gucatin: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, duhet ta mbrojmë së bashku

news image

Pasardhësi i familjes heroike, Bekim Jashari i shoqëruar nga disa shokë kanë vizituar sot Hysni Gucatin për t’i uruar rikthimin pas lirimit nga Gjykata Speciale.

Jashari ka treguar se në emrin e familjes së tij i ka dëshiruar mirëseardhje në vendlindje ish-ushtarit të UÇK-së, pas këtij gjykimi dhe dënimi të cilin e quajti të padrejtë.

“Hysniu është shembull i ushtarit që sakrifikoi pa kursyer asgjë për çlirimin e vendit. Uroj që sa më shpejtë të lirohen të gjithë që po mbahen në Hagë dhe raste të tilla të gjykimit e dënimit të mos përsëriten dhe ne si shoqëri të arrijmë që bashkërisht të mbrojmë vlerat tona dhe t’i promovojmë ato çdo ditë.

UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, në mbrojtje të popullit dhe atdheut tonë. Luftën e bërë para 25 viteve duhet ta mbrojmë edhe sot siç është dashur ta mbrojmë edhe më herët bashkërisht pa dallime”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/pfbid02MT9m4KMG9HtPLYb3boEbHKceogpiJhTJe1HM7gsd5Exaci8TsDCZ1jyGui3ABKv6l?cft[0]=AZVgOfLeSeaiFY9Vi_S5tuTeIWUHaLy2wUluAqJYsxEEnDOdBDfdR4iRjCCnaNve5UqBGzny0k-W-UfST57IZi8n7aT-4jJSitQRyXIvIfNraTQJnM61kz-1Qg4dSh_1GkcGYc2tSRHAXRkEvKYSKvn26hboSgP4HsXW8zX3TnAe0WvQBXzGTlGMOOonLqnxyMU&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/