image Gucati ndodhet në Kosovë, Lati jep detaje se ku ndodhet e si do të pritet në Skenderaj

Drejtësi

Gucati ndodhet në Kosovë, Lati jep detaje se ku ndodhet e si do të pritet në Skenderaj

news image

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është liruar sot nga Gjykata Sepciale. Ai ndodhet tek zyrat e EULEX në kryeqytet. Kështu ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Skenderaj, Emin Lati.

Ai tha se kishin planifikuar ta prisnin ndryshe, por planet ndryshuan.

Gjithsesi nesër në qytetin e Skenderajt do të bëhet një pritje më speciale për Gucatin, konfirmoi Lati.

“Po, sot e ka sjell në Kosovë, ndodhet tek zyrat e EULEX. Ne kemi pasur në plan për nesër, por na ndryshuan ata, ende nuk dihet saktë në sa ora e lëshojnë por sot besoj që po. E për nesër ne e kemi pas plan me dal me prit në aeroport qysh e do adeti pastaj në Skenderaj, me mbajte fjalime. Ne e kemi planifiku prej orës 16:30 kemi me mbajtë një tubim port ash saktë nuk po di për orën, ju lajmërojmë me kohë”, ka thënë Lati për Insajderin.

/GazetaSinjali/