image Specialja e shfaq në seancë konferencën e Haradinajt e Gucatit: 300 vjet le të mi japin, ne do t’i publikojmë dosjet

Drejtësi

Specialja e shfaq në seancë konferencën e Haradinajt e Gucatit: 300 vjet le të mi japin, ne do t’i publikojmë dosjet

news image

Prokurorët në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kanë paraqitur para trupit gjykues provat që dëshmojnë se ish krerët e OVL – UÇK-së kanë penguar punën e Gjykatës Speciale, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre kjo pengesë është bërë përmes frikësimit të dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre duke u quajtur ata tradhëtarë.

Prokurorët kanë paraqitur si prova konferencat të cilat Hysni Gucati e Nasim Haradinaj i kanë mbajtur duke bërë publike sipas tyre disa dokumente të cilat përmbajnë emra dëshmitarësh e dëshmi të tyre për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një konferencë për media të Gucatit dhe Haradinajt sa ishin në krye të OVL-së së UÇK-së, një gazetar kishte pyetur Haradinajn nëse e di që mund të dënohet deri në 10 vite për publikimin e dosjeve të Speciales.

“Unë nuk e di, atë e dini ju dhe ata që e kanë votuar…Ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj Gjykate… Jo 10 vjet, po 300 vjet le të mi japin, ne do të publikojmë dosjet”, kishte thënë Haradinaj.

Në disa prej provave që paraqitën prokurorët ishin edhe postime të Nasim Haradinajt në llogarinë e tij sociale në Facebook e po ashtu edhe disa prej deklarimeve të ish-krerëve të OVL UÇK-së nëpër televizione në Kosovë.

/Gazeta Sinjali/