image Spanja vazhdon me 'avazin' e vjetër, s'e lejon Kosovën të garojë e barabartë në Kampionatin Evropian të Karatesë

Sporte Luftarake

Spanja vazhdon me ‘avazin’ e vjetër, s’e lejon Kosovën të garojë e barabartë në Kampionatin Evropian të Karatesë

news image

Kosova po vazhdon të diskrimonohet nga shumë shtete të cilat për shkaqe politike, po e kushtëzojnë atë të marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare sportive.

Spanja duket se po vazhdon me ‘avazin’ e vjetër dhe po i nxjerr sërish Kosovës probleme për pranim të shtetësisë në ngjarjet e sportit, shkruan Sinjali Sport.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të mos njohjes së shtetit të Kosovës, kombëtarja e karatesë nuk po lejohet të garojë e barabartë me garuesit e tjerë në Kampionatin Evropianë, që pritet të fillojë sot në Guadalajara të Spanjës.

Sipas KOK-ut, ata kanë komunikuar me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ku kanë kërkuar nga ta një reagim të shpejtë, në mënyrë që t’i lejojnë karateistët kosovarë të mos e humbin një garë të rëndësishme evropiane.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjaliSport/