Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, bashkë me të e pranishme do të jetë edhe Spanja, ku pritet që të gjitha shtetet të unifikojnë qëndrimet e tyre.
Spanja është deklaruar që nuk do ta bojkotojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet në Zagreb në maj të këtij viti. Qëndrimi i tyre u konfirmua për EWB, nga përfaqësuesi i përhershëm i Spanjës në Bashkimin Europian.
“Varësisht nga konfigurimi i Samitit, Spanja do ta prezantohet nga një nivel përfaqësimi apo tjetër”, thuhet në përgjigje.
Ndërkaq, vitin e kaluar Spanja kishte tjetër qëndrim lidhur me Kosovën, e cila me këmbëngulësi kishte thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Samit është e papranueshme. Madje, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili kishte marrë pjesë në Samitin e Sofjes, nuk ishte ulur në të njëjtën tryezë më presidentin e Kosovës./Gazeta Sinjali/