image Spanja mposhti Kosovën me rezultat 3:1

Futboll

Spanja mposhti Kosovën me rezultat 3:1

news image

Ka përfunduar gjithçka në stadiumin “Estadio La Cartuja de Sevilla” të Sevillës, ku u zhvillua ndeshja Spanjë – Kosovë, në kuadër të kampanjës së kualifikimeve për botërorin 2022, shkruan Gazeta Sinjali Sport.

Nikoqirët mposhtën “Dardanët” me rezultat të thellë, 3 me 1.

Spanja shënoi dy gola kundër Kosovës brenda 2 minutave.

Golin për epërsinë e Spanjës (1-0) e shënoi Dani Olmo në minutën e 34-të, ndërsa golin e dytë për nikoqirët e shënoi Ferran Torres në minutën e 36-të.

Besar Halimi shënoi golin e parë të Kosovës kundër Spanjës nga 30 metra largësi, në minutën e 70-të.

Mirëpo, “Dardanëve” nuk u zgjati gëzim më shumë se pesë minuta, për shkak se në minutën e 75-të Spanja shënoi golin e tretë./Gazeta Sinjali Sporti/