image Spanja kualifikohet në finale të Ligës së Kombeve, eliminon kampionin evropian, Italinë

Futboll

Spanja kualifikohet në finale të Ligës së Kombeve, eliminon kampionin evropian, Italinë

news image

Ka përfunduar gjysmëfinalja ndërmjet Italisë dhe Spanjës, raporton Sinjali Sport.

Spanja ka mposhtur Italinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat 1-2, duke u kualifikuar në finale, të kësaj gare.

Stuhia e kuqe kaloi në avantazh në minutën e 17-të, me golin e Ferran Torres, i cili e zhbllokoi rezultatin, pas asistimit të Mikel Oyarzabal.

Më pas në minutën e 42-të, kapiteni i Azzurrëve, Leonardo Bonucci, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe e la kombëtaren me një futbollistë më pak.

Kurse në kohën shtesë, Torres realizoi përsëri, duke e dyfishuar avantazhin e spanjollëve.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me mysafirët që dominuan posedimin dhe rastet, por goli i vetëm u realizua nga vendasit.

Lorenzo Pellegrini ngushtoi avantazhin në minutën e 82-të, përmes një asistimit të Federico Chiesas, në një kundërsulm, por duke përfunduar me këtë rezultat.

Spanja pret në finale, fituesin e ndeshjes, Belgjikë – Francë, që zhvillohet nesër. /Gazeta Sinjali Sporti/