image Southamptoni po i pret me ankth rezultatet e analizave mjekësore të Brojës

Futboll

Southamptoni po i pret me ankth rezultatet e analizave mjekësore të Brojës

news image

Southampton është në ankth për të zbuluar shkallën e vërtetë të dëmtimit të gjurit të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Sulmuesi 20-vjeçar duhej të ndihmohej të ngrihej në këmbë nga shokët e tij të skuadrës në fund të ndeshjes në fitoren e tyre në FA Cup kundër Coventry City të shtunën, përpara se të merrej nga fusha nga stafi mjekësor i klubit.

Pavarësisht raporteve të ndryshme në Twitter që theksojnë se lëndimi i Brojës nuk është aq i rëndë sa mendohej fillimisht, klubi nuk e di ende nëse i huazuari i Chelseat pritet të mungojë.

Sulmuesi do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në gjurin e tij pasi e ënjtja në gju është zvogëluar, gjë që mund të zgjasë një ditë apo më shumë, është thënë për HampshireLive.

Trajneri i Southamptonit, Hasenhuttl nuk deshi ta shfrytëzonte Brojën në këtë përballje, por e inkuadroi në pjesën e dytë, kur rezultati ishte i barabartë 1:1.

Më pas, ai asistoi në golin e fitores të realizuar në vazhdime./Gazeta Sinjali Sporti/