image IKShPK publikon rezultatet e mostrave pas turbullimit të ujit në Deçan - Sinjali

IKShPK publikon rezultatet e mostrave pas turbullimit të ujit në Deçan

news image

Më 15 maj, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka dërguar mostrat e ujit për analiza, pas numrit të madh të helmimeve që ndodhën brenda një kohe të shkurtër.

Rezultatet e këtyre analizave, tashmë, janë publikuar nga Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas IKShPK-së, nga të gjitha mostrat e marra, dy kanë dalë të kontaminuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto janë rezultatet e IKShPK-së:

  • Në të gjitha mostrat sasia e klorit është në kufi të normales 0.1 deri ne 0.3, dhe analizat fiziko kimike JANË BRENDA NORMATIVAVE, përveç mostrës së datës 15.05.2022 e marr në fshatin Isniq ku nuk ka pas klor pra 0.0
  • Me datë 19.05.2022 kanë përfunduar analizat bakteriologjike të mostrave të marra nga të cilët vetëm dy mostra të datës 15.05.2022 kanë kontaminim bakterial ndërsa në datat tjera të gjitha mostrat e marra I PERGJIGJEN normativës së analizës bakteriologjike pra jane PA KONTAMINIM BAKTERIAL.
  • Në 7 mostrat e fecesit të marra me datë 18.05.2022 të gjitha kanë rezultuar NEGATIV në testin për Rotavirus dhe Adenovirus si dhe në ekzaminim mikroskopik për parazit, rezultatet preliminare të koprokulturës gjithashtu janë NEGATIVE edhe pse vazhdon rimbjellja edhe për 24 orët e ardhshme.

Persona të shumtë dyshohej se janë helmuar nga pirja e ujit, i cili ishte turbulluar si pasojë e reshjeve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin