image Broja lëndohet rëndë, i nevojitet ndihma e bashkëlojtarëve për t'u larguar nga fusha

Futboll

Broja lëndohet rëndë, i nevojitet ndihma e bashkëlojtarëve për t’u larguar nga fusha

news image

Armando Broja është lënduar mjaft rëndë në ndeshjen e FA Cup që përfundoi pak më parë, shkruan Sinjali Sport.

Southamptoni e mposhti pas vazhdimeve Coventry Cityn me rezultat 2-1.

Reprezentuesi shqiptar u inkuadrua në minutën e 64, kurse në minutën e 112-të asistoi për golin e fitores të shënuar nga Kyle Walker-Peters.

Broja në fund të ballafaqimit pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit ra për toke, duke kërkuar ndihmë të kthehet në këmbët e tij, ku bashkëlojtarët e tij Nathan Redmond dhe Jack Stephens e ndihmuan të largohet nga fusha.

Për këtë raportoi gazetari, Dan Sheldon, që shkruan për mediumin “The Athletic”.

/Gazeta Sinjali Sporti/