image Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë, u pagua rreth 2 mijë euro më shumë për pushimin e lehonisë

Kosovë

Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë, u pagua rreth 2 mijë euro më shumë për pushimin e lehonisë

news image

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin financiar të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se një zyrtare e kësaj Ministrie gjatë periudhës sa kishte qenë në pushim të lehonisë ishte paguar plotë 3 mijë 811 euro nga buxheti i shtetit.

Ani pse, Ministria është dashur të paguan vetëm 1 mijë e 980 euro, ku nga ky dikaster tashmë zyrtarja ka përfituar 1 mijë e 831 euro më shumë.

Ministria nuk i kishte bërë fare ndalesat e pushimit të lehonisë, ndalesën e shujtës dhe shtesës për COVID-19.

Në raportin e auditorit thuhet se: “Në një rast kemi identifikuar se Ministria kishte bërë kompensim në shumën totale të pagës bazë duke mos aplikuar ndalesën e pushimit të lehonisë, ndalesën e shujtës dhe shtesës për covid 19. Vlera bruto e pagesës për periudhën sa ka qenë në pushim të lehonisë ishte 3,811€, ndërsa vlera që duhej paguar ishte 1,980€. Shuma e tejkaluar është prej 1,831€”.

Sipas arsyetimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo kishte ndodhur si rezultat i numrit të madh të specializantëve dhe mungesës së kontrolleve për specializantët nga ana e zyrtarëve përgjegjës të ministrisë.

Auditori i rekomandon këtij institucioni të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar monitorim të vazhdueshëm të punonjësve/specializantëve ashtu siç parashihet me aktet ligjore.

“Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar monitorim të vazhdueshëm të punonjësve/specializantëve ashtu siç parashihet me aktet ligjore. Në rastet e tejkalimeve duhet të aplikohet ndalesa në pagë për të korigjuar dhe evituar dëmtimin e buxhetit për vlerën e tejkaluar”.

/GazetaSinjali/