image Southamptoni fiton një pikë fal Armando Brojës

Futboll

Southamptoni fiton një pikë fal Armando Brojës

news image

Armando Broja vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesor te Southamptoni, shkruan Sinjali Sport.

Talenti shqiptar startoi nga minuta e parë në duelin ndaj Crystal Palace, duke zhvilluar 70 minuta.

Crystal Palace barazoi me Southamptonin me rezultat 2-2.

Broja shkëlqeu te mysafirët duke shënuar një gol si dhe duke qenë pjesëmarrës te tjetri, ku u faullua, derisa Ward Prowse nga gjuajtja e lirë e shënoi golin.

Për vendasit, Zaha dhe Ayew ishin realizatorët.

Ylli i Chelseat që është i huazuar te Southamptoni këtë sezon ka shënuar katër gola, duke bërë performanca mjaftë të mira.

Fal tij Southamptoni fitoi një pikë që e rendit në pozitën e 15-të me 17 pikë, dersia Palaca ka 20 poena në vendin e 11-të. /Gazeta Sinjali Sporti/