Armando Broja vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesor te Southamptoni, shkruan Sinjali Sport.
Talenti shqiptar startoi nga minuta e parë në duelin ndaj Crystal Palace, duke zhvilluar 70 minuta.
Crystal Palace barazoi me Southamptonin me rezultat 2-2.
Broja shkëlqeu te mysafirët duke shënuar një gol si dhe duke qenë pjesëmarrës te tjetri, ku u faullua, derisa Ward Prowse nga gjuajtja e lirë e shënoi golin.
Për vendasit, Zaha dhe Ayew ishin realizatorët.
Ylli i Chelseat që është i huazuar te Southamptoni këtë sezon ka shënuar katër gola, duke bërë performanca mjaftë të mira.
Fal tij Southamptoni fitoi një pikë që e rendit në pozitën e 15-të me 17 pikë, dersia Palaca ka 20 poena në vendin e 11-të. /Gazeta Sinjali Sporti/