image Southampton ndahet baras me Burnleyn, shënon Broja, Watfordi e shokon Evertonin

Futboll

Southampton ndahet baras me Burnleyn, shënon Broja, Watfordi e shokon Evertonin

news image

Kanë mbaruar ndeshjet e orës 16:00 në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Southamptoni barazoi 2-2 me Burnley, në ndeshjen ku golin e dytë e realizoi Armando Broja.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me Cornet, kurse më pas Livramento barazoi shfirat.

Në pjesën e dytë talenti 20 vjeç nga Shqipëria, Armando Broja kaloi vendasit në epërsi me një super gol.

Megjithatë mysafirët barazuan përsëri me anë të Cornetit.

Takim tjetër interesant ishte ai në mes të Evertonit e Watfordit.

Mysafirët i tronditën vendasit duke i deklasuar me rezultat 2-5.

Joshua King me hat-trick, Juraj Kucka dhe Dennis nga një herë relizuan golat për skuadrën e Ranierit.

Për vendasit, Tom Davies dhe Richarlison ishin realizator.

Dy ndeshje tjerat të këtij orari përfunduan me këto rezultatet:

Crystal Palace – Newcastle 1-1

Leeds – Wolverhampton 1-1 /Gazeta Sinjali Sporti/