image Sot zyrtarizohet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për qelitë me qira

Drejtësi

Sot zyrtarizohet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për qelitë me qira

news image

Gjatë ditës së sotme do të zyrtarizohet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për 300 qelitë me qira, shkruan Gazeta Sinjali.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Këtë e bëri të ditur zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, ku thuhet se të dy ministret do të dalin në konferencë për media, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndryshe, Kosova do t’ia lëshojë me qira 300 qeli të burgjeve Danimarkës. Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro.

Por, për sa vjet do t’i ketë në shfrytëzim Danimarka këto qeli?

Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, kjo marrëveshje parashihet të gjejë zbatim të plotë në periudhë dhjetë vjeçare.

“Nënshkrimi i letër-qëllimit, shprehja e vullnetit, mes të dy palëve, do të arrihet ditën e hënë, gjegjësisht, më 20 dhjetor të këtij viti pas vizitës së ministrave danez në Republikën e Kosovës. Marrëveshja parashihet të gjejë zbatim të plotë në periudhë dhjetë vjeçare”, ka njoftuar MD-ja.

Të dënuarit që do të transferohen në këtë institucion thuhet se s’do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim nga kjo, përfitimet do të dedikohen “edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtritshme”./GazetaSinjali/