image Sot zhvillohen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Futboll

Sot zhvillohen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll

news image

Sot do të zhvillohen katër çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore është ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Dy skuadrat u ballafaquan jo shumë kohë më parë në Superligë, duke u ndarë baras me rezultat 2-2.

Kryeqytetasit arritën në çerekfinale duke e mposhtur Dukagjinin në raundin e 16-të, ndërkohë që suharekasit mposhtën skuadrën e ligës së parë A&N, me rezultat 2-0.

Një ndeshje tjetër interesante është ajo mes Llapit dhe Malishevës.

Dy herë fituesit e Kupës, Llapi, e mirëpresin në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Malishevës.

Llapjanët mposhtën Lirinë me rezultat 3-2 në raundin paraprak, ndërkohë që Malisheva eliminoi Fushë Kosovën me rezultat 2-0.

Ndeshja tjetër gjithashtu e rëndësishme, luhet mes dy skuadrave tjera të Superligës, ajo mes Trepçës 89 dhe Gjilanit në “Riza Lushta”.

Mitrovicasit kishin eliminuar Feronikelin me rezultat zyrtar 3-0, kurse gjilanasit kishin mposhtur Vjosën 4-0.

Sfida e katërt zhvillohet mes skuadrës së ligës së parë, Vushtrrisë, dhe asaj të ligës së dytë, Beharit.

Të gjitha duelet nisin nga ora 13:00.

/GazetaSinjaliSport/