image Prishtina kalon në epërsi ndaj Gjilanit

Futboll

Prishtina kalon në epërsi ndaj Gjilanit

news image

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit, në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Për kryeqytetasit shënoi Genc Hamiti, në minutën e 67-të të ndeshjes.

Prishtina tani po udhëheq me rezultatin 1:0.

Pjesa e parë:

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Kosovës, mes Gjilanit dhe Prishtinës.

45 minutat e parë të kësaj sfide nuk prodhuan gola dhe përfunduar me rezultatin e barabartë 0:0.

Në pjesën e parë nuk është edhe se skuadrat treguan lojë të fortë.

Ndeshja në fjalë është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina e synon trofeun e tetë të Kupës së Kosovë në histori, teksa Gjilani të dytin.

Prishtinasit për herë të fundit në këtë garë kanë triumfuar në vitin 2020, kurse gjilanasit në vitin 2000. 

/GazetaSinjali/