image Futbolli kosovar rikthehet sot në aksion me katër ndeshje të Kupës, vëmendja te kampioni

Futboll

Futbolli kosovar rikthehet sot në aksion me katër ndeshje të Kupës, vëmendja te kampioni

news image

Futbolli kosovar rikthehet sot në aksion pas një pushimi të gjatë.

Rikthimi do të bëhet në Kupën e Kosovës.

Në program janë katër ndeshje të vlefshme për 1/8 e finales.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të luajë në shtëpi ndaj skuadrës nga Liga e parë FC A&N.

Një ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, aty ku Liria do të jetë nikoqire e Llapit.

Fernonikeli do të pret në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89, ndërsa Flamurtari do të përballet me skuadrën e Vushtrrisë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.

/GazetaSinjali/