image Sot zhvillohen dy ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës

Futboll

Sport/ Sot zhvillohen dy ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës

news image

Edicioni pranveror në futbollin kosovar do të fillojë me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës.

Tetë skuadra çerekfinaliste do të synojnë triumfin në këtë garë, transmeton Gazeta Sinjali.

Prishtina, Ballkani, Gjilani, Drenica, Feronikeli, Liria, Dukagjini dhe Vushtrria janë skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen.

Drenica dhe Gjilani janë skuadrat e para që ndeshen sot në Skënderaj me fillim nga ora 12:30.

Teksa, ndeshja tjetër që zhvillohet ditën e sotme është ajo mes Prishtinë dhe Vushtrrisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.

Kupa e Kosovës:

E shtunë: Drenica – Gjilani (12 :30) dhe Prishtina – Vushtrria (13:00).

E diel: Dukagjini – Ballkani (12:30).

E mërkure: Liria – Feronikeli (12:30)./Gazeta Sinjali/