image Sot votohet për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ndërron anë

Rajon

Sot votohet për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ndërron anë

news image

Sot në Mal të Zi zhvillohet seanca e parlamentit ku do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiq.

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviq, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA” dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë, raporton euronews.al.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviq ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses./GazetaSinjali/