image Sot u bënë 21 vjet nga masakra në familjen Krasniqi në Fushë-Kosovë, mbesa i përkujton me fjalë prekëse

Kosovë

Lufta/ Sot u bënë 21 vjet nga masakra në familjen Krasniqi në Fushë-Kosovë, mbesa i përkujton me fjalë prekëse

news image

Sot janë bërë 21 vjet nga masakra në familjen Krasniqi në Fushë-Kosovë, që u krye nga forcat paramilitare serbe. Pesë anëtarë të familjes Krasniqi u zunë robër nga serbët, ku më pas u vranë barbarisht Dr. Fatmir Krasniqi, e bija e tij 13-vjeçare Blerta, vëllai i Dr. Fatmir Krasniqit, Arbeni si dhe prindërit Hamit e Vezire Knrasniqi.

Në 21 vjetorin e masakrës, mbesa e tyre, Dr.Dafina Krasniqi, ka përkujtuar familjarët e saj, duke theksuar mungesën e madhe që kanë për ta.

Ky është postimi i plotë i doktoreshës Dafina Krasniqi:

Mungesa e juaj po na vret

Ne zemer ndjejme nje boshellek te madh dhe syte na mbushen me lot, kuptojme se sa bosh ndihemi sa mall kemi, tashme ju keni bere shtepi te juajen parajsen por pavaresisht kohes 21 vjet qe kaloj qe dora e armikut ju mori ju jeni perjetsisht ne zemrat tona,

I perjetshem kujtimi per ju dhe vrasesit tuaj le ti gjykojë drejtesia.

Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë e tille ishte edhe familja ime brez pas brezi

Po me mungoni pafundesisht…

Ndryshe, për nder të sakrificës së familjes Krasniqi, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë mban emrin e martirit Dr. Fatmir Krasniqi. /Gazeta Sinjali/