image Sot testohen më shumë se 60 persona në Prishtinë, kishin kontakt me të infektuarit

Kosovë

Pandemia/ Sot testohen më shumë se 60 persona në Prishtinë, kishin kontakt me të infektuarit

news image

Mbi 60 teste për koronavirus do të bëhen sot në Komunën e Prishtinës, pas rasteve të reja që u konfirmuan mbrëmë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 8 raste të reja me koronavirus, prej tyre 3 raste janë shënuar në Komunën e Prishtinës./Gazeta Sinjali/