Sot hidhet shorti i Uefa Champions League. Në orën 18:00 do të mësohen përballjet e kompeticionit më të madh evropian për klube. Duket se takimet mes ekipeve të mëdha nuk mund të shmangen këtë vit.
Në vazon e parë ka ekipe si Barcelona, Bayern, Juventus, Liverpool, Man.City, PSG, etj. Ndërkohë që në vazon e dytë ndodhen gjithashtu skuadra të mëdha si Real Madrid, Dortmund, Atletiko Madrid apo Tottenham, çka tregon se faza eleminatore do rezervojë përballje emocionuese.
Në vazon e tretë vlen të veçohet Interi i Antonio Conte-s.
Ndërkaq më të mundshmet janë përballjet Bayern-Real Madrid apo Juventus-Real Madrid.
Sot hidhet shorti për fazën e grupeve të edicionit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç njihen “grupe të vdekjes”.
Në përgjithësi 32 ekipe janë ndarë në katër vazo, 26 prej të cilave janë kualifikuar përmes ligave, ndërsa tetë të tjera e arritën qëllimin përmes fazës play-off.
Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Evropa Ligës Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.
Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.
Vazot tre dhe katër janë vendosur në bazë të koeficientit të UEFA-s, me klubet me koeficientin më të ulët që do t’i përbëjnë ato.
Këto janë vazot:
Vazoja 1: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, PSG, Zenit.
Vazoja 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Tottenham Hotspur, Shakhtar Donetsk, Benfica, Ajax.
Vazoja 3: Lyon, Bayer Leverkusen, FC Salzburg, Olympiakos, Valencia, Club Brugge, Inter, Dinamo Zagreb.
Vazoja4: Lokomotiv Moscow, Genk, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Prague, Red Star Belgrade, Atalanta, Lille, Inter, Valencia.
Grupet e mundshme të “vdekjes”:
Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.
Real Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.
Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.