image Sot pritet të ritestohen për koronavirus 24 pacientë nga Prishtina

Kosovë

Pandemia/ Sot pritet të ritestohen për koronavirus 24 pacientë nga Prishtina

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi tha se sot pritet të ritestohen 24 persona dhe nëse dalin negativ për herë të dytë në bazë të protokolleve të IKSHP-së konsiderohen të shëruar

“Dje janë shëruar edhe dy persona nga Prishtina pasi rezultuan negativ në testin e COVID-19 për herë të dytë. Dje kemi pasur 47 testime në Komunën e Prishtinës ku prej tyre 26 kanë qenë të ritestuar pasi me 11 prill kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Të 26 kanë rezultuar negativ. Presim edhe sot që të bëhen 24 ritestime dhe nëse të njëjtit dalin negativ për herë të dytë në bazë të protokolleve të IKSHP-së konsiderohen të shëruar”, tha Gashi për RTV Dukagjini.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se me shërimin e këtyre 24 pacientëve numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Prishtinës shkon në 46.

“Pas këtyre të shëruarve në Prishtinë realisht do të mbesin aktive edhe 22 raste me COVID-19”, tha ndër të tjera Gashi./Gazeta Sinjali/