Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se sot prej orës 10:00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.
Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së që ka marrë 24.82 për qind të votave.
PDK është e treta me 21.24 për qind, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind.
Koalicioni Nisma-AKR-PD ende është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave. /Gazeta Sinjali/