Komisioni Qendror Zgjedhor do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sot (e enjte, 7 nëntor, ora 10:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019”, tha Elezi.
Shpallja e rezultateve po ndodh një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është dalur e para në zgjedhje, pas LVV-së pasojnë LDK dhe PDK. /Gazeta Sinjali/