Kosova edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, në listën e festave zyrtare e feston 9 majin, ‘Ditën e Evropës’.
E për nder të kësaj dite, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, dy rrugë në qendër të kryeqytetit, do të jenë të mbyllura.
Rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri të semaforët pranë Bankës Qendrorë të Kosovës, do të jenë të mbyllura.
Më saktësisht, të mbyllura do të jenë rruga nga udhëkryqi te Katedralja në drejtim të Hotelit Grand dhe nga aty deri në udhëkryqin tek Banka Qendrore e Kosovës.
Kjo mbyllje e rrugëve në qendër të Prishtinës, ndodhë për shkak të aktiviteteve të parapara që do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’.
‘Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes’, do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë’, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Andaj komuna ka ftuar qytetarët t ‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin, me biçikleta, trotinetet apo edhe në këmbë.