image Sot në Fushë Kosovë vendoset shtatorja e Adem Jasharit

28 Nëntori/ Sot në Fushë Kosovë vendoset shtatorja e Adem Jasharit

news image

Sot, me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor, kur edhe është ditëlindja e tij, në qendër të  Fushë Kosovës do të vendoset shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Këtë e ka bërë të ditur ditë më parë kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

“Kam nderin t’ju njoftoj se më datë: 28.11.2019, duke filluar nga ora 14.00, në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e komandantit legjendar “ADEM JASHARI”. Prezenca e juaj do të na nderoj në këtë ditë të rëndesishme të kombit tonë. Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.

Kjo shtatore është punuar nga skulptori Agon Qosa, i cili u përzgjodh nga konkursi i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë.

Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në parkun afër shkollës ‘Selman Riza’ në Fushë-Kosovë./Gazeta Sinjali/