image Sot mund t'i merrni pagesat e asistencës sociale, kërkohet t'i keni këto pajisje me vete

Kosovë

Financa/ Sot mund t’i merrni pagesat e asistencës sociale, kërkohet t’i keni këto pajisje me vete

news image

Posta e Kosovës ka njoftuar se nga ora 11:00, do të fillojë me shpërndarjen e pagesave të asistencës sociale për mujin maj, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve.

Mjetet financiare mund t’i tërhiqni si zakonisht në sportelet e Postës së Kosovës në të gjitha komunat.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që gjatë tërheqjes së mjeteve të respektoni rregullat e distancës fizike, dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/