image Ekzekutohen pagesat për grupin e parë të familjeve që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Financa

Ekzekutohen pagesat për grupin e parë të familjeve që kanë humbur familjarin nga COVID-19

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë pagesa për grupin e parë për familjet që e kanë humbur familjarin nga virusi COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes këtij njoftimi, Murati ka bërë të ditur se përfitues të kësaj mase janë rreth 500 familje.

Ministri Murati gjithashtu tha se në vijim do të procesohen edhe aplikacione të tjera.

Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.  Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera.  Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro. /GazetaSinjali/