image Mospagesa e mësimdhënësve, Asociacioni i Komunave fton takim urgjent

Kosovë

Mospagesa e mësimdhënësve, Asociacioni i Komunave fton takim urgjent

news image

Asociacioni i Komunave ka ftuar për sot takimin urgjent të Këshillit të Kryetarëve, pas ndaljes së pagave për grevistët, raporton Gazeta Sinjali.

Takimi ku do të diskutohet për situatën e fundit rreth mosekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, pritet të nis në orën 15:00.

“Bordi i AKK-së mban takimin urgjent të Këshillin e Kryetarëve, në takimin e Këshillit të Kryetarëve do të diskutohet tema: Situata e fundit rreth mos-ekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale”, njofton Asociacioni i Komunave të Kosovës.

/GazetaSinjali/