Sot, duke filluar nga ora 13:00, zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Sinjali Sport.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në Mitrovicë, ku Trepça 89’ është nikoqire e Llapit nga Podujeva.
Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Istog, ku ky ekip e pret në takim ekipin nga Prizreni A&N./Gazeta Sinjali/