Sot mbyllet periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka njoftuar për Gazetën Sinjali se deri më tani janë pranuar 38 mijë e 339 pako të fletëvotimeve nga diaspora.
“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit. Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako”, tha Elezi.
Elezi bëri të ditur se pranimi i këtyre pakove është duke u bërë me përcjelljen e Policisë dhe vëzhguesve të subjekteve politike si dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara./Gazeta Sinjali/