image Sot mbahen dy protesta para objektit të Qeverisë së Kosovës

Kosovë

Sot mbahen dy protesta para objektit të Qeverisë së Kosovës

news image

Dy protesta janë paralajmëruar të mbahen sot gjatë ditës.

Fillimisht, Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve do të mbajë protestë para Qeverisë së Kosovës nga ora 10:00.

Katër orë më vonë, nga ora 14:00, përpara objektit të Qeverisë do të shkojnë pronarët e pishinave, të cilën do ta mbajnë një protestë për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ekzekutivi.

Para disa ditësh, pronarët e bizneseve të gastronomisë kishin protestuar para Qeverisë, ndërsa dje para Komunës së Prishtinës është mbajtur një protestë tjetër nga pronarët e çerdheve, të cilët po kërkojnë hapjen e tyre. /Gazeta Sinjali