Prishtina, Drenica dhe Ballkani janë tri ekipet që kanë siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Vetëm edhe një vend ka mbetur i lirë, i cili do të diskutohet sot ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë së Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Feronikeli i cili garon në Superligë, një rang më të lartë se Liria është favorit në këtë duel megjithatë duhet të presim se kush do të kualifikohet tutje.
Ndeshja starton në ora 12:30, ndërsa kujtojmë se Superliga e Kosovës, stinori pranveror do të fillojë këtë fundjavë./Gazeta Sinjali/