Kombëtarja e Kosovës sot do të mësojë se kush do të jenë kundërshtarët e saj në rrugëtimin drejt “EURO 2024”.
Hedhja e shortit do të bëhet në ora 12:00, në Frankfurt.
Kosova gjendet në vazon e katërt bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.
Sipas UEFA-s kombëtarja jonë nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.