Sot konferenca e radhës në Hagë ndaj Gucatit e HaradinajtSinjali Sot konferenca e radhës në Hagë ndaj Gucatit e Haradinajt

Drejtësi

Sot konferenca e radhës në Hagë ndaj Gucatit e Haradinajt

news image

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Gucati dhe Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar, nën akuzat për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Pak muaj pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.

Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë. /Gazeta Sinjali/