Sot nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, do të jepet premiera e filmit “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.
Në njërin prej festivaleve më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, atë të Sundance-t, “Zgjoi” fitoi çmim për filmin më të mirë dhe për çmimin e publikut, ndërkaq Basholli rrëmbeu çmimin e regjisores më të mirë.
Premiera e filmit jepet në kinemanë Cineplexx në Prishtinë./GazetaSinjali/