image Sot janë në Kosovë, por çfarë kërkuan dje në Serbi kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut?

Politikë

Sot janë në Kosovë, por çfarë kërkuan dje në Serbi kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut?

news image

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, kanë ardhur sot në Kosovë.

Ata sot janë pritur herët në aeroport nga homologu i tyre kosovar, Albin Kurti.

Por, çfarë kërkuan ata dje në Serbi?

Dyshja europiane i kërkuan të hënën Serbisë dhe Kosovës të veprojnë për të ulur tensionet që tentojnë ta shtyjnë Ballkanin drejt destabilimit, në një kohë kur Evropa përballet me agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Ne nuk mund të theksojmë sa e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit  dhe përfundimisht normalizimit të marrëdhënieve të tyre nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE,” tha Rutte pas takimit që kishte me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo është vendimtare për vetë dy vendet, së pari dhe para së gjithash, por edhe për të gjithë rajonin dhe Evropën në tërësi,” shtoi ai. 

“Me një luftë të tërbuar midis Rusisë dhe Ukrainës në kontinentin tonë, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku.”

/GazetaSinjali/