Të premten pak para mesnatës, Lirim Haxholli mbeti i vrarë pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë nga kolegu i tij në Zllatar të Prishtinës. Varrimi i Haxhollit do të bëhet sot në lagjen Arbëria në orën 15:00.
Këtë e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.
“Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, thuhet tutje në postimin e saj.
Haxholli u vra gjatë një ndeje ku po merrnin pjesë edhe 15 policë të tjerë, 6 prej të cilëve janë arrestuar dhe 9 janë suspenduar.
I dyshuari për vrasjen e viktimës është Fatlum Mehmeti, i cili u ndalua për 48-orë dhe u suspendua nga detyra.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/