image Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID në Shqipëri

Shqipëri

Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID në Shqipëri

news image

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo bën të ditur se masat e reja antiCOVID përfshijnë edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Këto masa, sipas saj, do të jenë në fuqi deri më 25 shkurt, përveç masave në arsim që do të vlejnë deri më 26 shkurt.

“Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja: Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00-06:00, në të gjithë vendin, deri në datën 25 Shkurt, Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve, nga ora 20:00-06:00, në të gjithë vendin, deri në datën 25 Shkurt.

“Shkollat e mesme do të zhvillojnë mësimin online në zonat me risk të lartë, në bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, deri në datën 26 Shkurt”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/