image Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Politikë

Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

news image

Partitë të cilat janë certifikuar nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, do të fillojnë sot zyrtarisht fushatën zgjedhore e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse fushata zyrtarisht fillon sot, partitë politike kanë filluar me organizimin e tubimeve dhe paraqitjen e programit të tyre qysh nga publikimi i aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Madje, disa nga partitë politike, të cilat organizuan tubime duke shkelur masat antiCOVID u gjobiten nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme u vendos pas aktvendimit të Kushtetueses që e vlerësoi të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, që ishte vota e 61-të për Qeverinë Hoti./Gazeta Sinjali/