image Sot fillon rigjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare

Drejtësi

Sot fillon rigjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare

news image

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren pritet të fillojë rigjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në këtë komunë, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Sinjali.

Bashkim Krasniqi akuzohet se derisa ishte në pozitën e inspektorit të ndërtimit në vitin 2014, nuk e ka bërë rrënimin e objektit “Crazy Love”, anipse nuk kishte pasur leje ndërtimi.

Në shqyrtimin e sotëm gjyqësor, Krasniqi pritet të deklarohet nëse ndihet fajtor për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kujtojmë që në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prizren e kishte liruar Krasniqin nga të gjitha akuzat, me vlerësimin se nuk është vërtetuar se ai e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Mirëpo, ky vendim i gjykatës së shkallës së parë, u kthyen në pikën zero nga Gjykata e Apelit./Gazeta Sinjali/