image Po kërkohej nga Policia për kanosje, 41-vjeçarja turke kapet dhe dërgohet në burg - Sinjali

Po kërkohej nga Policia për kanosje, 41-vjeçarja turke kapet dhe dërgohet në burg

news image

Njësitet policore vazhdimisht përmes punës së tyre intensive arrijnë që t’i vënë në pranga personat që kërkohen me urdhëresa të Gjykatave për vepra të ndryshme. Si rrjedhojë e kësaj, sot është arrestuar një 41-vjeçare e komunitetit turk, e cila ishte në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Por i gjithë plani i saj që të vazhdojë arratisjen nga duart e drejtësisë, shkoi huq pasi që 41-vjeçarja është kapur sot rreth orës 10:50.

Sinjali mëson se e njëjta po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren dhe ndaj saj kishte një urdhër arrest aktiv.

Sipas burimeve ajo është arrestuar dhe është dërguar në Burgun e Lipjanit për vuajtje të dënimit me burgim prej 10 ditëve për shkak se kishte kryer veprën penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin