image Sot dy vjet nga një prej ndeshjeve më të bukura të Kosovës, fitorja ndaj Çekisë në Fadil Vokrri

Futboll

Sot dy vjet nga një prej ndeshjeve më të bukura të Kosovës, fitorja ndaj Çekisë në Fadil Vokrri

news image

Para dy viteve me datë shtatë shtator Kosova arriti një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj, raporton Sinjali Sport.

Dardanët mposhtën Republikën e Çekisë me rezultat 2-1 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

Takimi filloi në të mirë të mysafirëve që shënuan me Patrick Schick në minutën e 18-të, duke qenë kjo e tëra.

Pasi radha erdhi për të përzgjedhurit e Challandes, të cilët menjëherë në min e 20-të filluan përmbysjen me një kundërsulm perfektë, të konkretizuar me gol nga Vedat Muriqi.

Për golin e dytë u përkujdes Mërgim Vojvoda, i cili në min e 67-të shënoi golin e fitores me dinakëri, pas asistimit të Valon Berishës.

Kosova pas kësaj ndeshje kishte shanset e mira për kualifikim, mirëpo humbja ndaj Anglisë në të dy ndeshjet dhe nga Çekia në udhëtim, nuk mundësuan kualifikimin historik. /Gazeta Sinjali Sporti/