Sot është dita e 16-të e Ramazanit, i cili sivjet do të ketë 30 ditë.
Në Prishtinë agjërimi ka nisur në 4:05 ndërsa hapet në orën 19:27, ndërsa Shkup nis në orën 4:04 ndërsa mbyllet në orën 19:23.
Por, cilat janë disa nga dobitë shëndetësore të agjërimit?
Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore.
Në këtë shkrim do të përpiqemi të përmbledhim dobitë dhe ndikimin pozitiv tek shëndeti.
Agjërimi gjatë 1 muaji ndikon në harxhimin e dhjamërave të depozituara gjatë 11 muajve dhe ndihmon në rënien nga pesha.
Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në librin e tij “L’homme, cet inconu” – (Njeriu, ky i panjohur), thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.”
Dobitë psikologjike të agjërimit
Gjatë agjërimit trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë.
Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon censorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.
Rikalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, harxhimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është dhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve.
Humbja në peshë: Nuk është një strategji primare për rënien nga pesha, por ndihmon.
Ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt.
Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.
Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Organizmi i obezëve gjen mundësinë e pushimit si dhe i jepet mundësia që të rregullojë mënyrën e të ushqyerit.
Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.
Natriurezis: Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.
Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut.
Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.
Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemi tretës:
Mëlçia pushon 4-6 orë;
Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës;
Zorrët, kanë një periudhë pushimi porsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Pllakat Peyer; që ndodhen në zorrë, nën endodermë janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.
Mosdjegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gjakut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndët ushqimore në gjak eliminohen.
Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.
Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut.
Dukuria që i prek më shumë qelizat:
Rregullimi i ekuilibrit të ujit mes qelizave si dhe brenda tyre. Gjatë agjërimit kjo zbret në minimum dhe kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.
Agjërimi dhe hipertensioni:
Hipertensioni, shkaktari kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara.
Në vitin 1984, qendra shëndetësore “Tru North Health Center” në USA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90 % e pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.
Agjërimi dhe tërheqja hënore
Agjërimi dhe largimi i Hënës nga toka, siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që mbi 70 % ka ujë.
Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.
Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15, sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.
Agjërimi, sekret i jetëgjatësisë
“Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.”
Trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim.
Të gjithë e dimë se pas një pune të lodhshme nevojitet një periudhë pushimi dhe ky është muaji i Ramazanit.
Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi, shkruan abcnews.al.
Agjërimi, shërim për shumë sëmundje
Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet.
Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: “Hani 2 herë (vakte) në ditë”.
Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.
Ndryshimi mes agjërimit dhe ndenjes pa ngrënë
Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme.
Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e stomakut.