Sot bëhen 14 vjet prej kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari, dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhej shtet i pavarur.
Derisa SHBA-ja përkrahte planin e Ahtisaarit dhe mendonte se Kosova duhej të bëhej e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.
Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos, transmeton KosovaPress.
Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën. /Gazeta Sinjali/