image Sot afati i fundit, a do të bëhet koalicioni LDK-VV?

Kosovë

Zgjedhjet/ Sot afati i fundit, a do të bëhet koalicioni LDK-VV?

news image

Partitë politike kanë afat deri sot në orën 00:00 që t’i deklarojnë koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Deri tash janë nënshkruar dy koalicione parazgjedhore. I pari ishte ai ndërmjet AAK-së dhe PSD-së.

Nisma dhe AKR ishte koalicioni i dytë që u nënshkrua. Atyre pastaj iu bashkua edhe Partia e Drejtësisë.

Ndërkaq dy partitë e mëdha opozitare, LDK dhe VV, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për t’u futur në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme, ndonëse vazhdimisht ka pasur deklarata përafëruese ndërmjet dy subjekteve.

Përveç deklaratave, ditëve të fundit janë shpeshtuar takimet ndërmjet dy liderëve, Isa Mustafës e Albin Kurtit, por edhe takime tjera të nivelit të lartë.

Dje nga VV për Sinjalin konfirmuan se po bëhen përpjekje të sinqerta nga të dyja subjektet. Megjithatë, nuk ka mbetur shumë kohë dhe shumë shpejt do të merret vesh nëse këto dy parti do të garojnë në zgjedhje së bashku. /Sinjali